Partizani dhe Luftëtari e kanë kryer fazën përgatitore në Turqi, por tani janë kthyer në Shqipëri. Jo çdo gjë ka shkuar më së miri gjatë fluturimit. Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet, turbulencat në avion kanë sjellë panik tek shumica e atyre që ishin në bord.
Fillimisht u mor me shaka, por turbulencat zgjatën disi dhe kjo ka bërë që të ketë persona që pësuan gjendje shoku. Një situatë aspak e mirë, por që ka kaluar fatmirësisht pa probleme. Moti i keq ka bërë që të krijohet kjo situatë për disa minuta.
Për disa ditë lojtarët do të kenë edhe material për të vënë në lojë njëri-tjetrin për mënyrën se si kanë reaguar gjatë momentit të turbulencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here