Edhe Vllaznia i bashkohet grupit të skuadrave elitare që pozicionohen kundër gabimeve të arbitrave. Shkodranët reaguan menjëherë pas episodeve të ndeshjes së humbur 2-0 në Kukës. Sipas klubit, “në rezultatin e ndeshjes ka patur ndikim edhe arbitrimi”, duke renditur edhe vendimet të cilat kontestohen.Nga ndeshkimi i lojtarëve të Vllaznisë me kartona të verdhë, akordimi i goditjeve standarde në afërsi të zonës, ku nga një episod i tillë Kukësi shënoi golin e parë, për të vazhduar me 11-metërshin e padhënë pas ndërhyrjes së Allës ndaj Sukajt.

Sipas klubit shkodran, “ndëshkimi i lojtarëve me 7 kartonë është bërë me qëllim për të dënuar kuqeblutë dhe padyshim për të favorizuar në mënyrë indirekte kundërshtarët në garën”. “Në këto rrethana, dënojmë ashpër sjelljen në fushë të këtij arbitri. Gara sa vjen e bëhet më e vështirë prandaj kurrsesi arbitrat nuk duhet të vendosin fatet e ndeshjeve siç bëri Eldorian Hamiti në Kukës”, thuhej në deklaratën e Vllaznisë.

Duke kërkuar garë të ndershme dhe korrekte deri në fund të kampionatit, klubi i Vllaznisë e shpalli arbitrin Hamiti “non grata”, duke kërkuar nga Federata e Futbollit që ai të mos drejtojë në ndeshjet e ardhshme të shkodranëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here