Pas mediave ndërkombëtsre dhe Federatës së Jordanisë, edhe Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi miqësoren e 10 tetorit në Elbasan Arena përballë përfaqësueses së vendit arab.Kjo do të jetë miqësorja e dytë për kuqezinjtë, gjatë periudhës kur skuadra e drejtuar nga Christian Panuçi do të jetë e angazhuar në grupet e Ligës së Kombeve.

Federatat e dy vendeve kanë gjetur akordin për zhvillimin e ndeshjes, ndërsa në këtë mënyrë Shqipëria plotëson kuadrin e gjashtë takimeve që do të luajë në periudhën nga muaji shtator deri më nëntor të 2018-ës, me katër sfida zyrtare përballë Skocisë dhe Izraelit në grup dhe dy takime testuese.Përpos miqësores së 10 tetorit me Jordaninë, Kombëtarja kuqezi do të luajë edhe më 20 nëntor miqësoren me Uellsin e drejtuar nga Ryan Giggs dhe të yjeve Gareth Bale apo Aron Ramsey, edhe ky një duel që do të luhet në impiantin e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here