Në La Liga, Barcelona do të presë në ‘Camp Nou’ Leganesin. Katalanët me njërën dorë te titulli, kanë një tjetër synim brenda vetes, ta mbyllin kampionatin pa humbje. Pas barazimit ndaj Sevillas, blaugranat do të tentojnë të rikthehen tek fitorja. Të paktën në letër kundërshtari duket lehtësisht i kalueshëm, por duhet bërë kujdes, sepse ekipi ka pasur një javë shumë të ngjeshur ndaj lodhja edhe mund të ndikojë.

Për të pasionuarit e futbollit gjerman, BundesLiga vjen me dy takime. Bayerni i Mynihut do të udhëtojë në transfertën e Augsburg, aty ku në rast suksesi bavarezët do të mund të nisin festën e tyre, atë të fitimit të titullit kampion i 28 në historinë e klubit dhe i gjashti radhazi. Sfida tjetër është ajo mes Hamburgut që lufton për mbijetesë dhe Shalke 04.

Në Francë, Monaco do të tentojë të blindojë vendin e 2 në renditje dhe për t’ia arritur qëllimit më parë duhet të mposhtë ekipin e Nantes. Këta të fundit në sfidën e fazës së parë të kampionatit arritën të surprizonin skuadrën nga principata duke i mposhtur 1-0 ndaj edhe këtë herë do të provojnë sërish të bëjnë të njëjtën gjë.

Në kampionatin holandez, Az Alkmar do të mirëpresë PSV Enidhoven, të cilëve do të provojë t’ia vonojë festën, me bardhekuqtë që janë shumë pranë titullit kampion. Për vendasit 3 pikët do të thonë shumë, pasi do ti afroheshin ndjeshëm Ajaxit të vendit të dytë, që garanton dhe pjesëmarrjen në ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here