Bayerni i Mynihut realizon goditjen e parë në merkato. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka. Në ndjekje të 22-vjecarit ishin dhe Barcelona, Reali i Madridid dhe Juventusi, por në fund ishin bavarezët ata të cilët e fituan garën. Njoftimi që bavarezët kanë firmosur me Goretzkan u bë i ditur nga Chritian Heidel i cili është dhe drejtori sportiv i “Bluve Mbretërorë”. Heidel konfirmoi se së bashku me Karl Heinz Rummeniggen kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Goretzka ka arritur të kalojë me sukses testet mjekësore. Mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e Schalke-s deri në fund të sezonit, ndërkohë që prej 1 korrikut ai do të bashkohet me Bayernin e Mynihut. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e lojtarit pa shpenzuar asnjë qindarkë, pasi 22-vjecarit i ka skaduar kontrata me blutë mbretërorë. Pavarësisht tentativave të drejtuesve të klubit për ta bindur që ai të qëndronte një mision i tillë nuk u arrit të përmbushej. Goretzka prej 2012 është pjesë e Schalkes dhe në total në 130 takime të luajtura ai ka arritur të shënojë 19 gola. Mesfushori cilësohet si një element që falë garanci në repartin e mesit të fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here