Unai Emery nuk mendon për të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain. Trajneri përflitet se do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit dhe emrat për pasuesin e tij janë të shumtë. Gjithsesi duket se 45-vjeçari nuk është i shqetësuar për këto lajme. Në një intervistë të dhënë spanjolli tha se ai kërkon të jetojë vetëm të tashmen dhe se nuk mendon për të ardhmen. PSG në Francë nuk ka rivalë, por në kompeticionet europiane skuadra ka dështuar të përmbushë objektivat e synuara, pavarësisht shpenzimeve marramëndese të drejtuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here