Në Francë ora 21:00 ofron duelin Lyon – Rennes, ndërkaq cerek ore më herët Benevento luan për të dytën të dielë radhazi në orën 20:45, këtë herë në kryeqytet, ku e pret një mision i pamundur përballë Romës.

Serie A ofron gjithashtu edhe dy ndeshje të tjera në orën 15:00 Torino – Udinese dhe Inter – Bologna, me zikaltërit që do të bëjnë cmos për të gjetur fitoren e parë pas plot 10 ndeshjeve në të gjithë kompeticionet, për më tepër ndaj kuqebluve, që ishin pikërisht edhe ekipi i parë që frenoi skuadrën e Spaletit në këtë edicion, ndërkaq në orën 17:30 të apasionuarit e futbollit italian mund të shijojnë gjithashtu edhe takimin e Serisë B Citadella – Novara.

Në Holandë, në orën 14:30 kampionët në fuqi të Fejënordit i pret një takim tepër i vështirë në Arnhem përballë Viteses, ndërsa në Angli në orën 15:15 Premier League rikthen rivalitetin Rafa Benitez – Jose Mourinho, me duelin e St. James’s Park Newcastle – Manchester United.

Në fund si gjithmonë  nuk mund të mungojë Bundesliga, që ofron si zakonisht dy takime. Fillimisht në orën 15:30 në Mercedes – Benz – Arena luhet takimi Stuttgart – Gladbach, ndërsa në orën 18:00 dy skuadrat e tjera Werder Bremen dhe Wolfsburg duhet të lënë mënjanë zhgënjimin e eliminimit në Kupën e Gjermanisë, për të përmirësuar pozitat në zonën e ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here