Në Primera Division takimi i mbrëmjes do të zhvillohet në Wanda Metropolitano dhe Atletico e Diego Simeones ka një rast të shkëlqyer për të imituar Spanjën e Lopetegit, teksa do të vihet përballë Deportivo La Korunjës, që ka filluar që tani përgatitjet për të luajtur në Segunda Division, ndërkaq në orën 16:15 në Madrid do të zbresë në fushën e Leganes Valencia, që numëron 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit në ligë dhe konsiderohet padyshim si një ndër skuadrat më në formë të kampionatit.

Në Eredivisie Ajaksi i Amsterdamit luan shanset e fundit për t’u rikthyer te titulli, teksa do të luajë në orën 14:30 jashtë fushe me Groningenin, ndërsa kampionët në fuqi të Fejënordit do të presin në orën 16:45 në shtëpi Ekselsiorin, në derbin e qytetit të Roterdamit.

Pas fitores së Marsejës në Dizhon, Lioni mbetet pa rrugëdalje tjetër, kështuqë ekipi i Bruno Zhenesios është i dënuar për të rrëmbyer 3 pikët në orën 21:00 në Stadiumin Groupama ndaj Tuluzës.

Në fund  si gjithmonë një hapësirë të vecantë zë edhe Bundesliga, ku fillimisht në orën 15:30 në Bremen do të zhvillohet takimi Werder – Frankfurt, ndërsa në orën 18:00 .Java e 28 do të mbyllet me duelin Mainz – Borussia Monchengladbach.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here