Edin Dzeko nuk trishtohet fare që nuk u transferua te Chelsea. Përkundrazi, ai ndihet më i lumtur se kurrë te Roma. Sulmuesi boshnjak tregon të vërtetën e zërave për kalimin e tij te blutë e Londrës. “Roma bën pjesë në jetën time dhe do të jetë gjithnjë. Kalimi te Chelsea? Është e vërtetë që kemi pasur disa bisedime dhe vetëm këtë mund të them në lidhje me çështjen. Ka pasur spekulime, falsitete, por edhe pak deklarata qesharake”, u shpreh sulmuesi boshnjak për portalin e vendit të tij, Klix.Ba.

“Unë ndihem shumë i vlerësuar nga interesimi i Chelsea-s. E vlerësoj mjaft si klub. Megjithatë, gjatë javëve të fundit u treguan shumë histori në lidhje me nisjen time nga Roma. Por unë jam rehat këtu. Jam i lumtur që luaj për Romën. Ky klub është bërë shtëpia ime, pjesë e pandalshme e jetës sime. Që nga dita e parë, Roma më priti shumë mirë dhe këtë nuk mund ta harroj.

Në këtë qytet provova për herë të parë ndjesinë e të qenit baba, ku lindi vajza ime e vogël Una si edhe djali im Dani”, përfundoi Dzeko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here