Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit të javës së 30-të të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez dhe tani është çdo herë e më afër titullit kampion, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje.

Guardiola afër titullit të parë në Angli 

Ekipi i fundit i mposhtur dhe i dominuar nga Qytetarët është Stoke City i Xherdan Shaqirit, të cilët nuk arritën ta bëjnë asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes, ku pas një asistimi të mirë të Raheem Sterlingut, ishte David Silva, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Festa e futbollistëve të Cityt pas golit të parë të Silvas 

Në pjesën e dytë, City përsëri arriti të shënoj pas vetëm pesë minutave lojë, ku spanjolli Silva u përkujdes përsëri të shënoj, kësaj radhe për 0-2.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët patën edhe shumë raste të tjera për gol, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat përfundimtar.

 Silva udhëhoqi Cityn drejt fitores së radhës 

Pas kësaj fitore, City tani ka 81 pikë apo 16 më shumë se vendi i dytë, Manchester United, ndërsa Stoke City renditet në vendin e 19-të me vetëm 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët udhëtojnë drejt Evertonit, pasi takimi me Brigtonin është shtyrë, ndërsa Stoke City e pret në shtëpi po ashtu Evertonit në takimin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here