Shkëndija e Tetovës ndërpret me mirëkuptim kontratat me dy futbollistë, Abdurahimin dhe Asanin, të cilët nuk po gjenin hapësirat e nevojshme në skuadrën që drejtohet nga Qatip Osmani. Në komunikatën për shtyp të klubit tetovar shkruhet:

“Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani nuk janë më futbollistë të Shkëndijës së Tetovës. Kryesia dhe lojtarët me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë para kohe kontratat. Të pakënaqur me hapësirat e pakta për të luajtur Abdurahimi dhe Asani kanë kërkuar largimin, ndërsa Shkëndija nuk bëhet pengesë në këtë drejtim dhe lejon futbollistët si lojtarë të lirë të gjejnë skuadër ku do të vazhdojnë karierën.

Shkëndija falënderon Abdurahimin dhe Asanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.”

Kjo lëvizje i hap rrugë transferimit të mundshëm të Abdurrahimit te Partizani, pasi futbollisti edhe më parë është përfolur për t’iu bashkuar të kuqve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here