Flamurtari e nisi me këmbën e mbarë vitin 2018, ndonëse siguroi 3 pikët vetëm në minutën e fundit shtesë, falë golit të kapitenit Bushiç. Trajneri Duro vlerësoi paraqitjen e të tijve, ndërsa theksoi se është ende herët për të parë punën e bërë në përgatitore.

“Rifillimi pas ndërprerjes është gjithmonë i vështirë, por fitorja ndaj Partizanit e bën akoma më të bukur këtë start për vitin 2018. Është ndeshja e parë dhe akoma skuadra nuk ka arritur maksimumin, kjo edhe për shkak të ngarkesës që ka marrë në përgatitore, ndërsa pres ende të inkuadroj gradualisht edhe afrimet e reja.

Vlonjatët fituan falë një 11-metërshi të akorduar në minutën e fundit shtesë, çka solli edhe protesta të pashembullta të stolit të Partizanit, me në krye trajnerin Starova.

“Humbjet në momentet e fundit janë gjithmonë të hidhura dhe për më tepër kur ato janë të padrejta, por jam më i qetë kur shikoj që 11-metërshi ka qenë, madje mund të jepej edhe tjetri më herët”, u shpreh Duro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here