Raundi 2 Flamurtari-Partizani, këtë mesjavë me aromë kupe. Të kuqtë vizitojnë sërish Vlorën por me objektiva të tjerë. Çerekfinalja e parë do të luhet në qytetin bregdetar dhe trajneri Shpëtim Duro kërkon ta fshijë nga memoria e skuadrës suksesin e kampionatit, duke theksuar se kjo është një histori tjetër.

Shpëtim Duro                                                     

“Është ndeshje kupe me specifikë të vecante, nuk ka lidhje me kampionatin. Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muarremi po rikuperohet ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion”.

Vendi i dytë në kampionat me 6 pikë më pak se Skënderbeu nuk e çfokuson aspak skuadrën vlonjate që këtë sezon dëshiron të luftojë deri në fund në të dyja frontet.

Shpëtim Duro

“Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekujlibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë”.

Konkretisht, Duro i ka të qarta objektivat për 90 minutëshin e parë. Trajneri kryeqytetas e pranon se skuadra duhet të punojë shumë në aspektin difensiv për të mos pësuar gol në shtëpi, çka mund ta rëndonte më shumë situatën.

“Ndeshjet e kupës kanë specifike tjetër do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithcka e hapur në ndeshjen e dytë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here