Më shumë sesa lojës trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro i gëzohet rezultatit në sfidën ndaj Lushnjës, në të cilën skuadra e tij u rikthye te fitorja pas 8 javëve në kampionat teksa fitorja e fundit datonte pikërisht ndaj skuadrës lagunare por në fazën e tretë.

“E parashikonim si një ndeshje të vështirë. E rëndësishme që arritëm të shënojmë. Në këto momente, arritëm të fitojmë pas një periudhe të gjatë, ndaj një kundërshtari që e përgëzoj për karakterin që tregoi sot”.

Përveç fitores, Duro i gëzohet edhe formës së sulmuese, sidomos të Nedeljkovic.

“Mu bë qefi që shënoi Nedeljkoviç, ishte më i lëvizshëm në sulm sot. Ka pasur herë të tjera raste, por sot shënoi. Ishte blerje e janarit, dhe ka qenë i ngarkuar këtë periudhë. Edhe tek goli i dytë, edhe ai ishte protagonist”.

Në fund trajneri mohoi kategorisht zërat e mediave për një pakt Flamurtari-Skënderbeu në Kupë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here