‘Një grup të vështirë’,keshtu e cilësoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka shortin që u hodh në Lozanë të Zvicrës për Ligën e Kombeve. Duka dëshironte një grup me 4 skuadra por gjithsesi ai shpreson se Shqipëria mund ta mbyllë grupin e para.

“Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katër skuadra për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë ndeshje nuk e ke 3 pikshin të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët”.

Duka konfirmoi edhe dy miqësore të tjera në muajin qershor pa zbuluar emrat e kundërshtarëve ndërkohë që foli edhe për objektivin e Shqipërisë që është kualifikimi në Europian.

“Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion. Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit”.

Përsa i përket shortit të Kosovës numri 1 i FSHF theksoi se Dardanët janë një grup më të lehtë se Shqipëria.

“Shorti i Kosovës? Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e grupit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here