Menjëherë pasi Armand Duka u konfirmua për herë të 5-të në krye të FSHF-së, mbajti edhe fjalën përshëndetëse para anëtarëve të Asamblesë së këtij institucioni, të cilët i falënderoi për mbështetjen.

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur për këtë votëbesim. Njëkohësisht ndjehem edhe me më shumë përgjegjësi, pasi duhet të mendoj dhe të punoj për të shpërblyer besimin e palëkundur të anëtarëve të Asamblesë, për të më dhënë një tjetër mandate në krye të FSHF-së. Në 4 vitet e ardhshme na presin shumë sfida dhe objektiva, për ta çuar akoma më lart futbollin në Shqipëri dhe për t’u përfaqësuar denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Duka në fjalën e tij pas triumfit

Më pas, Duka foli edhe për Supersport, ku sërish shprehu mirënjohje dhe falënderime për votëbesimin që i dhanë në Asamble.

“Falënderoj të gjithë ata që më besuan, duke më votuar për një tjetër mandat. Falënderoj edhe ata që nxorën në pah kritikat dhe ju them se i kam mbajtur shënim kritikat e tyre, për t’u munduar t’i bëj më mirë gjërat në 4 vitet e ardhshme”, tha Duka.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here