Drita nuk ka ndërmend të ndalet në Vala Superliga, teksa këtë javë ka regjistruar fitoren e 4-t radhazi. Në Gjilan, vendasit kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Vllazninë e Pozheranit, skuadër që renditet e fundit në Kosovë.

Gjithça për vendasit u zgjidh që në pjesën e parë, teksa Gërbeshi kaloi Dritën në avantazh me 11-metërsh dhe Musaj dyfishoi shifrat në minutën e 40’, ndërsa që nga minuta e 29’, miqtë luajtën me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të marrë nga Thaçi.

Edhe Trepça e Maganit u rikthye te fitorja, teksa në stadiumin ‘Adem Jashari’ mposhti me rezultatin 3-0 gjakovarët e Vëllazënimit. Oto John shënoi një dopietë për skauadrën nga Mitrovica, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Lladrovci.

Pas javës së 27’, Drita vijon të kryesojë e vetme, me 53 pikë, 3 më tepër se Prishtina ndjekëse, ndërsa Trepça ngjitet përkohësisht në vendin e 4-t të renditjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here