Fiton Drita, befason Vëllaznimi. Skuadra gjakovare dhuroi surprizën e madhe në dy ndeshjet e të shtunës në Vala Superligën e Kosovës të vlefshme për javën e 25-të. Vëllaznimi realizoi dy herë në minutat shtesë duke ndalur në një barazimi 2-2 Prishtinën brenda në kryeqytet dhe duke i dhënë një asist Dritës në garën për titull. Skuadra nga Gjilani mposhti 3-1 Flamurtarin në shtëpi duke ruajtur kryesimin tashmë në kuotën e 47 pikëve, 3 më shumë se skuadra e Mirel Josës që ndjek nga pas. Për të marrë fitoren e 3-të radhazi Dritës i mjaftuan golat e dyshes Bujar dhe Xhevdet Shabani dhe finalizimi i Haxhi Nezirajt. Ndërkohë golin e vetëm për Flamurtarin e realizoi Ademi në minutën e 54-t. Prishtina në krahun tjetër po krysonte 2-0 deri në minutën e 90-të ndaj Vëllaznimit falë golave të Mankendës dhe Ahmetit, por dalja me të kuq e Osmanit në të 88-ën ia vështirësoi gjërat skuadrës së Josës e cila nuk arriti të ruante epërsinë duke pësuar 2 gola në shtesë nga Krasniqi dhe Vula dhe duke humbur terren në garën për titullin e Vala Superligës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here