Drenica konfirmohet si ‘macja e zezë’ e Prishtinës, teksa pasditen e sotme arriti ta mposhtë sërish me rezultatin minimal 1-0. Në një nga takimet më interesante të javës së 24-t të Vala Superligës, skuadra kryeqytetase nuk arriti të rikthehet te fitorja, pas barazimit javën e kaluar ndaj Trepçës 89, ndërsa tani rrezikon të parakalohet nga Drita, në krye të renditjes.

Nga ana tjetër, Drenica iu fal golit të shënuar nga Mëziu në minutën e 52-të, për të marrë një 3-pikësh me shumë vlera, në luftën për mbijetesë. Kjo ishte hera e 3-të në këtë sezon, që Drenica e Prishtina ndesheshin së bashku dhe kryeqytetasit kanë humbur 2 e barazuar një.

Mjaft spektakolare rezultoi edhe sfida e luajtur në Podujevë, mes Llapit vendas dhe Trepçës 89, e cila përfundoi në barazim 3-3. Mysafirët e drejtuar nga Gugash Magani arritën të gjejnë avantazhin plot 3 herë përballë vendasve, por skuadra e Batatinës arriti të kundërpërgjigjet duke barazuar po aq herë, për të ndarë në përfundim nga një pikë të dy ekipet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here