Luciano Spalletti, Walter Sabatini dhe Piero Ausilio janë mbledhur pasditen e sotme në ambientet e klubit zikaltër për të diskutuar për merkaton, kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga mbyllja zyrtare e saj.

Me afrimin e Lisandro Lopesit e Rafinhës, por edhe largimin zyrtar të Joao Marios, trajneri Spalletti është munduar të sqarojë situatën me drejtuesit, të cilëve ju ka kërkuar edhe një sforcim drejt një mesfushori me peshë. Portugezi ka nënshkruar me West Hamin dhe ka bërë edhe prezantimin zyrtar, ku ka marrë numrin 18 në fanellë.

Synimi kryesor është Javier Pastore, me të cilin është arritur akordi, por nuk po gjendet gjuha e përbashkët me PSG-në, që disponon kartonin e tij. Agjenti i argjentinasit po punon për realizimin e kësaj marrëveshjeje, që mund të mbyllet vetëm në orët e fundit të merkatos.

Nuk mbetet pas as pista që të çon te sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, por afrimi i tij do të bëhet vetëm në rast largimi të Ederit. Zikaltrit shpresojnë të shesin italo-brazilianin te Crystal Palace për të rregulluar bilancet dhe të synojnë huazimin e Pastores dhe Sturridge, minimalisht deri në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here