Dortmund-i ka arritur që të fitojë pastër kundër Hamburger-ut me rezultatin 2-0. Goli i parë u shënua nga Michy Batshuayi, ndërsa i dyti erdhi në fundin e takimit nga Mario Gotze. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa hapja e së dytës ka sjellë festën për verdhezinjtë që shënuan në minutën e 49 me Batshuayi, i cili festoi duke bërë kapërdime.

Ndeshja u luajt fort deri në fund, por Mario Gotze “vulosi” shifrat e fitores, duke realizuar golin e dytë pikërisht në minutën e dytë shtesë nga katër që u akorduan për këtë sfidë.  Kjo është fitorja e dytë radhazi për verdhezinjtë, ndërsa Batshuayi me tre gola në dy ndeshje ka zëvendësuar më së miri të larguarin Aubameyang.

Në takimet e tjera kanë fituar skuadrat vendase dhe ka pasur prodhimtari të madhe golash. Eintracht Frankfurt fitoi 4-2 ndaj Koln-it, ndërsa Hoffenheim e bëri të njëjtën gjë kundër Mainz, pra fitoi 4-2. Në sfidën mes Hannover dhe Freiburgrezultati përfundimtar u regjistrua me shifrat 2-1.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here