Borussia Dortmund nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Hertha Berlin në takimin e javës së 19-të në Bundesliga. Të besuarit e Stoger me ritmin që kanë mund të rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm. Pas 19 ndeshjesh Dortmund-i pozicionohet në vend të tretë në klasifikim me pikët të barabarata me Schalke 04 (30) dhe me 2 pikë më shumë se Bayer Leverkusen (28), por dy të fundit kanë një ndeshje më pak.

Edhe në këtë ndeshje sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang nuk ishte në dispozicion të trajnerit duke treguar se transferimi i tij është çështje orësh tek Arsenali. 45’ minutat e para në “Olympiastadion” u mbyll në barazim pa gola, por edhe pa rastet konkrete me Borussiaqë e kontrolloi lojën për pjesën më të madhe. Me të filluar pjesa e dytë Hertha kaloi në avantazh me anë të sulmuesit Selke, i cili shfrytëzoi asistin e Lazaro (46’). Në disavantazh Borussia sulmon me të gjitha forcat dhe pas disa tentativash e gjen barazimin me anë të mesfushorit Kagawa (70’). Në minutat e mbetura loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme, por me portierët protagonistë që i thonë “jo” golit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here