Nëse në Champions dështoi sërish, PSG-ja është shumë pranë realizimit të një tjetër objektivi sezonal, rikthimit në Paris të titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Emery vijon të fitojë në Ligue 1, teksa në takimin hapës të javës së 30, ka mposhtur 2-1 Angersin.

Në ‘Parc Des Princes’ sfida u duk e lehtë, pasi Kylian Mbappe kaloi vendasit shpejt në avantazh, por Thiago Motta u ndëshkua me karton të kuq, pasi shkeli kundërshtarin me qëllim, gjatë një përplasjeje në fushë.

Gjithsesi, Mbappe shënoi sërish në pjesën e parë dhe çoi rezultatin 2-0, ndërsa Angers ngushtoi diferencën vetëm në minutën e 75-të, por pa mundur të bëjë më shumë në shtëpinë e kryesuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here