Jose Mourinho do të afrojë të paktën një mbrojtës në merkaton e verës te Manchester United. Trajneri portugez mësohet se ka shënjestruar Djibril Sidibe të Monacos, i cili është një nga më të mirët në krahun e djathtë të mbrojtjes në Europë dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin e Principatës. Të negociosh me Monacon nuk është e lehtë dhe çmimi që kërkon për kartonin e 25-vjeçarit është rreth 40 milionë euro, por me shitjen e Darmian dhe ndoshta të Luke Shaw, afrimi i Sidibe mund të bëhet realitet nga “Djajtë e Kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here