Dinamo vijon me fazën përgatitore dimërore, ndërkohë që trajneri Igli Allmuça përveçse seancave stërvitore ka zgjedhur edhe testet miqësore për të parë formën e ekipit. Blutë e kryeqytetit kësaj radhe kanë matur forcat me Kukësin, sigurisht një kundërshtar mbi nivelin e tyre. Përtej humbjes 1-5, trajneri Igli Allmuça ka se me çfarë të kënaqet nga ky 90-minutësh.

Pavarësisht humbjes, mund të them që më pëlqeu loja dhe mënyra se si ekipi u soll në fushë. Golat ia dhuruam vetë kundërshtarit.

Në një skuadër të mbushur me të rinj premtues, Allmuça shpreson që deri në fund drejtuesit të plotësojnë ekipin në mënyrë që të jetë konkurrues deri në fund.

Nga merkato pres një mesfushor të avancuar dhe një sulmues të mirëfilltë, pasi kemi nevojë pikërisht në këto reparte.

Me shpresën që deri në fund diçka e tillë të ndodhë numri një i stolit dinamovit konfirmon edhe një herë objektivin e klubit për këtë edicion.

Vijoj të them që objektivi ynë është të jemi mes 5 skuadrave të para në grupin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here