Italia u rikthye në fushë pas eliminimit në Play off-in e Botërorit nga Suedia në nëntorin e vitit të kaluar, teksa këtë herë u mposht nga Argjentina në miqësoren e luksit.

Trajneri i përkohshëm i të kaltërve, Gigi Di Biagio është shfaqur mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj ‘çelestëve’ në miqësore, ndonëse thekson se skuadra e tij meritonte më shumë sot.

“Vuajtëm qarkullimin e dendur të topit nga ana e tyre dhe humbëm disi distancat. Nuk ia dolëm kurrë t’i sulmonim dhe t’u bënim presing. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, por të mos harrojmë çfarë kundërshtari kishim përballë”, deklaroi Di Biagio.

Trajneri i Italisë tha se te skuadra nuk peshoi aspak eliminimi ndaj Suedisë, por theksoi se kjo Itali ka nevojë për kohë.

“Nuk ndikoi aspak ai eliminim. Nuk mund të flasim për një bllokim psikologjik. Shumë prej lojtarëve luanin për herë të parë, të tjerë për herë të dytë ose të 3-të, ndaj mund të themi pa frikë se nis një erë e re për Italinë. Grupi duhet të rritet akoma dhe të fitojë eksperiencë. të përballesh në të tilla nivele, shërben për t’u rritur më shpejt, ndërsa rezultati kalon në plan të dytë tani”, tha Di Biagio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here