Raportohet se sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu, është duke menduar një rikthim te Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Corriere della Sera, spanjolli ka kontakte të vazhdueshme me ish-bashkëlojtarë dhe ua ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në San Siro.

Gazeta italiane thotë se çmimi i vendosur nga Barça prej 20 milionë eurosh është pak i lartë për Rossonerët, por ata do të tentojnë, duke rivalizuar kështu edhe Interin, Napolin e Romën.

Ish-anësori i Evertonit shënoi katër gola dhe dhuroi po aq asistime me Milanin në vitin e kaluar.

23-vjeçari është paraqitur në dhjetë ndeshje këtë sezon për Barcelonën në La Liga, në pesë nga ato ka startuar.

Në 503 minuta lojë ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Deulofeu në anën e majtë dhe Suso në të djathtë do ishte dëshira e shumë tifozëve të Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here