“Santiago Bernabeu” është gati për të pritur derbin e dytë sezonal të kryeqytetit spanjoll, Real Madrid – Atletico Madrid, që do të zhvillohet këtë të diel në orën 16:15. Çështja e titullit kampion konsiderohet e mbyllur për të dyja skuadrat, ndaj kjo përplasje merr më shumë rëndësi për vendin e dytë dhe simbolikën për të “pushtuar” qytetin. Nëse Reali fiton, atëherë diferenca mes dy ekipeve do të ngushtohej në vetëm një pikë.

Në La Liga ky do të jetë derbi numër 162. 86 fitore regjistrojnë “Los Blancos”, 36 takime kanë përfunduar në barazim, ndërsa “Los Cholchoneros” kanë arritur 38 suksese përballë rivalit të përjetshëm.
Atletico në kampionat kanë patur ecuri pozitive dhe synon fitoren për të “bilnduar” vendin e dytë. Edhe në Europa League skuadra e Simeones konsiderohet favorite për fitimin e këtij trofeu. Hera e fundit kur ekipi i Diego Simeone ka fituar në “Bernabeu” ka qenë në 2016-ën.
Reali i Madridit është shndërruar në makineri golash në muajt e fundit. Edhe pse në La Liga është dorëzuar para kohe, Reali po shfaqet me stofin e “mbretit” në Champions. Cristiano Ronaldo, pas një starti të sezonit me shumë pikëpyetje, është shfaqur së fundmi në versionin e tij më të mirë, teksa ka arritur në kuotën e 22 finalizimeve në kampionat. Rreziku kryesor për Atelticos mbetet pikërisht “ylli” portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here