Krahas Skënderbeut, edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me dënimin e klubit korçar nga UEFA, me 10 vite pezullim dhe një milion euro gjobë.

Institucioni drejtues i futbollit në vend, e ka konsideruar dënimin një lajm të keq, ndërsa ka theksuar se ky vendim nuk është përfundimtar, por i apelueshëm.

Reagimi i plotë i FSHF-së: 
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.
Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.
Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.
FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here