Ali Sowe me 13 gola dhe Sindrit Guri me një rrjetë më pak. Beteja për Këpucën e Artë të këtij sezoni në kampionatin shqiptar është reduktuar vetëm te këta dy emra.

Lojtarë që janë elementë tejet të rëndësishëm në repartin ofensiv të Skënderbeut dhe Kukësit, e që për vetë objektivat e skuadrave ku luajnë kanë shanset më të mëdha ta fitojnë trofeun e golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore.

Pa i hequr asnjë meritë ganezit të korçarëve apo edhe sulmuesit shkodran, rruga e tyre drejt titullit të rëndësishëm individual është lehtësuar edhe nga ngjarjet e ndodhura në javët e fundit.

Nga transferimi i Elis Bakajt në fund të muajit shkurt te Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Me 12 golat e realizuar deri në atë periudhe dhe për vetë ecurinë e rivalëve, Bakaj cilësohej si favoriti për të marrë Këpucën e Artë, me konkurrentët që u lehtësuan kur e panë të largohej.

Zhvillimet e fundit te Laçi kanë nxjerrë nga gara edhe një tjetër pretendent. Bëhet fjalë për Rexhinaldon, sulmuesin që është dënuar nga klubi kurbinas për çështje disiplinore dhe sipas gjasave e ka mbyllur sezonin. Me 12 golat e tij lojtari nga Mozambiku ishte një prej kandidatëve më të fort, por tashmë do ti duhet ti shohë ndeshjet e kampionatit nga televizori.

Disi më mbrapa në garë mbeten ylli i Luftëtarit Kristal Abazaj dhe kapiteni i Kamzës, Sebino Plaku me nga 9 gola. Ata ndiqen nga Xhejms i Skënderbeut, Raçiç i Kamzës, Uzuni i Laçit dhe Xhevahir Sukaj i Vllaznisë, të cilët janë në kuotën e 8 golave, e që megjithatë kanë ende shanse virtuale të synojnë trofeun e lakmuar e mund të përbëjnë rrezik për ambiciet e Ali Sowe dhe Sindrit Gurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here