Matija Nastasic me shumë mundësi do ta humbasë Botërorin për shkak të një dëmtimi të ligamenteve të gjurit. Mungesën e tij në “Rusi 2018” e ka pranuar vetë mesfushori i Schalkes dhe i kombëtares së Serbisë, i cili u dëmtua në ndeshjen me Hamburgun në transfertë, e humbur 3-2. “Do të qëndroj për disa javë jashtë, por nuk e di me saktësi se sa. Nuk mund të them nëse do të mund të rikuperohem në kohë për Kupën e Botës.” Sipas ekzaminimeve paraprake, Matija Nastasic mund të qëndrojë edhe 3 muaj në infermieri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here