Tottenhami dhe kombëtarja angleze në ankth për gjëndjen e Harry Kane. Sulmuesi u dëmtua në kaviljen e këmbës së djathtë në sfidën e të dielës ndaj Bournemouth pas një kontakti që pati me portierin kundërshtar Asmir Begovic. Për t’u përcaktuar shkalla e dëmtimit, Kane do t’i nënshtrohet disa analizave të detajuara por është e sigurtë që sulmuesi do të mungojë në dy miqësoret e muajit mars që Angia do të zhvillojë ndaj Holandës dhe Italisë. Gjasat janë që Kane të mungojë minimalisht 1 muaj me Tottenhamin që nuk do të ketë në dispozicion bomberin e saj për fundin e sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here