Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, e ka mbyllur sezonin përpara kohe. Shkak është bërë një dëmtim në pjesën e kurrizit, ndërkohë që nga ekzaminimet e para mjekësore ekziston frika që turko-gjermani të mos ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij me fanellën e “Pancerave” në “Rusi 108”.

Mesfushori i “The Reds”, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, e ka kaluar edhe më parë një dëmtim të tillë në sfidën e kundër Watfordit. Asokohe lojtari u detyra të qëndronte jashtë fushës së blertë për një periudhë të gjatë kohe. Dëmtimi i Emre Can vjen në një periudhë tepër të rëndësishme për Liverpoolin, ku pas suksesit 3-0 ndaj Manchester City-t është shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinalen e Champions League.

Tashmë tekniku Klopp do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e 24-vjeçarit. Can ka një kontratë me Liverpoolin që skadon në fund të këtij sezoni dhe në ndjekje të tij janë shumë klube të mëdha europiane, ku në krye qëndron Juventusi.  Nëse për “The Reds” shpresat që lojtari të rikuperojë në kohë janë shuar, e kundërta vlen për kombëtaren gjermane. Joakim Low shpreson që Can të riaftësohet përpara nisjes së Botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here