Sezoni i parë te Barcelona i Ousmane Dembélé rrezikon të kthehet në një kalvar vuajtesh. Sulmuesi francez, i rikthyer më në fund në fushën e blertë pas tre muajve në infermieri, detyrohet të qëndrojë jashtë skuadrës për të paktën 3-4 javët e ardhshme. Barcelona njoftoi nëpërmjet një komunikate zyrtare se lojtari, për të cilin shpenzoi 105 milionë euro plus bonuset gjatë merkatos së verës, ka një problem muskular në kofshën e majtë. Një tjetër ndalesë për ish-futbollistin e Dortmundit, i cili rrezikon të jetë jashtë forme në përballjen me Chelsean në 1/8-at e Championsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here