Shqipëria do të marrë pjesë me vetëm dy spostistë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018,  që do të zhvillohen në Pjong Çeng të Koresë së Jugut për 17 ditë, nga 9 deri më 25 shkurt 2018. Ata janë skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Sportistët tanë do të garojnë në javën e dytë të Lojërave Olimpike Dimërore, pasi disiplina e sllallomit gjigant dhe special është në fund të aktivitetit. Ekipi Olimpik Shqiptar do të jetë i pranishëm në Kore që në fillim, më 9 shkurt, për ceremoninë e hapjes së Lojërave, të flamurit dhe të parakalimit.

 

Në prag të këtij eventi, dy sportistët kuqezinj morën në dorëzim flamurin nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prani edhe të kreut të KOKSH-it, Viron Bezhani. Me këtë rast, kreu i shtetit dha këtë mesazh përmes faqes së vet zyrtare në Facebook: “Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në “Lojrat Olimpike Dimërore 2018”, në Korenë e Jugut. Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart në këtë aktivitet sportive”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here