Mbrojtësi holandez i Lazios, Stefan De Vrij vijon të mbajë pezull të ardhmen e tij te bardhekaltrit. Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare i ka bërë një ofertë të fundit për rinovimin e kontratës, që skadon në muajin qershor dhe ndonëse ka marrë një përgjigje pozitive paraprakisht, ende nuk e ka marrë firmën mbi dokumenta.

Vetë Tare tha se me kontratën e re, De Vrij mund të largohen nga Lazio kundrejt shumës prej 25 milionë eurosh dhe konfirmoi se kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha skuadrat, pra edhe ato italiane.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës me Chievon, trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi u shpreh publikisht se klubi mbetet ende në pritje të nënshkrimit të kontratës nga ana e qendërmbrojtësit holandez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here