Reali i Madridit është një klub joshës për çdo futbollist të niveleve të larta , por mesa duket për David De Gean është kthyer në obsesion. Sipas mediave spanjolle, portieri 27 -vjeçar është duke bërë të gjitha tentativat që sezoni i ardhshëm të gjejë në vendlindjen e tij , Madrid. Është evidente që prej kohësh Los Blancos janë në kërkim të një gardiani qe do ta mbante porten e tyre të paprekshme dhe pritet që në sesionin veror , të arrinë akordin me portierin e kombëtares spanjolle. Në këto 3 vite janë përmendur disa emra portieresh në listen e deshirave të madrileneve, por ai më i rëndësishmi dhe me i lakmuari për klubin e Florentino Perezit ka qenë padyshim numri një i La Rojas . Nisur nga deshira e tyre e hershme t’i veshur fanellën e bardhë De Geas , futbollisti ka vënë në lëvizje agjentin e tij i cili thuhet se po lëviz të gjithë gurët që ky objektiv i dyanshëm të finalizohet në verën e ardhshme . Kujtojmë se në vitin 2015 portieri i Manchester United ishte shumë pranë kalimit tek Reali i Madridit por transferta e tij dështoi për shkak të dërgimit të dokumentacioneve pak minuta pas orarit zyrtar të mbylljes së merkatos verore. A do të arrijë De Gea të bëhet pjesë e formacionit të kampionëve në fuqi të Europës? Këtë do ta tregojë vetem koha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here