Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, që pas largimit nga kuqezinjtë ka mbetur i papunë, pavarësisht zërave për oferta të mundshme, mund të rikthehet në Seria A. Sipas “Sky Sport”, trajneri mund të rikthehet pas tetë vitesh në elitën futbollit italian me skuadrën e SPAL-it, e cila është shumë pranë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.
Ndeshja e radhës ndaj Milanit në kampionat do të jetë një test për trajnerin aktual Semplicin, i cili në rast se nuk arrin të marrë një fitore e cila është shumë e vështirë do të shkarkohet. Dhe kur të ndodhë kjo De Biasi do të jetë alternativa e parë me të cilin do të bisedohet për të qenë në stolin e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here