Pavarësisht se nuk po tregon ende shenjat e një skuadre pretendente, Partizani po tenton ringjalljen, duke siguruar pikët dhe ngjitjen në klasifikim. Fitorja ndaj Kamzës u shërbeu kryeqytetasve për të kaluar në renditje pikërisht këtë kundërshtar, ndërkohë që e shtuna u ofron mundësinë për të bërë një tjetër hap përpara në duelin me Laçin. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes së javës është zëvendëstrajneri Klevis Dalipi bën llogaritë për të fituar ndeshjen e radhës pa hedhur vështrimin te kalendari dhe renditja.

Kemi humbur dy ndeshje me Laçin këtë sezon. Nuk duhet të merremi me statistikat. Ka filluar një fazë e re për Partizanin. Skuadra ka treguar rritje, ndërkohë që lojtarët e rinj po ambientohen. Laçi është një skuadër e organizuar dhe me një trajner që pëlqen lojën sulmuese. Kemi marrë masat të neutralizojmë kundërsulmin e tyre. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe shpresoj që të ndodhë parakalimi.

Gjatë javës është përfolur për një rikthim në fushë të sulmuesit Edgar Çani, ndërkohë që probleme ka shfaqur Jasi Asani. Megjithatë, Dalipi konfirmon 11-shin fitues.

Skuadra që fiton nuk ndryshohet. Trashi është zhvendosur në të majtë të mbrojtjes dhe ky është një avantazh në aspektin sulmues. Çani ka marrë ngarkesat e duhura fizike, por nuk është ende gati.

Laçi është një kundërshtar që i ka marrë pikët e plota këtë edicion Partizanit, por përtej humbjeve në dy fazat e para, për këtë sfidë shqetëson shumë edhe terreni i “Selman Stërmasit”.

“Lojtarët nuk do të futen në fushë me mendimin se Laçi është “mace e zezë” për ne. Kemi bërë mirë në dy ndeshjet ndaj Laçit, por jemi ndëshkuar me kundërsulm. Besoj se në këtë takim do të rikthehemi. Një skuadër si Partizani e ka të vështirë të luajë në një terren jo të përshtatshëm, por duhet të pranojmë këto kushte dhe të futemi në fushë për fitoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here