Klevis Dalipi justifikohet me mungesat. I zhgënjyer trajneri i Partizanit në përfundim të sfidës ndaj Kukësit të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin e thellë 4-0, duke pësuar edhe disfatën e parë me të në drejtim. Dalipi u bëri thirrje të gjithë futbollistëve të japin më shumë nga vetja për fanellën e Partizanit dhe ta përfaqësojnë denjësisht atë.

“ Patjetër që mungesat e bënë më të vështirë pasi të ndryshosh kaq shumë lojtarë në një ndeshje kaq të rëndësishme është e vështirë. Mungesa e Ibrahimit na penalizoi pasi aktivizimi i Prognit si mbrojtës krahu bëri që të humbnim goxha në cilësi përpara. Dëmtimi i Belicas në çastet e fundit na prishi shumë punë, pasi aktivizova Atandën i cili nuk po kalon një moment të mirë. Megjithatë përtej justifikimeve sot humbëm një betejë por jo luftën pasi luftëtarët nuk dorëzohen. Nuk është kjo fytyra e vërtetë e skuadrës tonë, pasi nga ato cilësi që kemi shfaqur në 5 javët e kaluara nuk shfaqëm sot. Edhe lojtarët me eksperiencë sot dështuan, fanella e Partizanit është e rëndë dhe duhet përfaqësuar denjësisht, jo me fjalë por me vepra”.

Gjithsesi numri 1 i stolit të kuq ka bindjen se skuadra do të dijë të ringrihet me Dalipin që beson ende te vendi i dytë por më parë Partizani duhet të sigurojë vendin e 3-të.

“ Besoj që skuadra do të ringrihet duke filluar që nga sfida e rradhës ndaj Skënderbeut, do të punojmë fortë gjatë kësaj jave në mënyrë që të rikthehemi te rezultatet pozitive, pasi mendoj që kemi ende shanse për vendin e dytë pavarsisht diferencës prej 9 pikësh, por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë edhe vendin e tretë që të kualifikon në kompeticionet europiane”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here