Me afrimin e meraktos së verës shtohen zërat rreth transferimeve të lojtarëve, që po bëhen gjithmonë e më të nxehta. Gjatë një interviste mbrojtësi i Interit, Dalbert, foli rreth të ardhmes së tij, duke sqaruar situatën te zikaltrit. 24-vjeçari, i cili u transferua te italianët në vitin 2017 nga Nice, deklaroi se drejtuesit e klubit kanë paguar shumë për shërbimet e tij dhe se ai dëshiron t’ua shpërblejë në fushë. Përsa i takon interesimit të Marseille, futbollisti pohoi se për momentin nuk mendon të largohet, pasi së bashku me famijen e tij ndihen mirë në Milano. Braziliani deklaroi se objektivi i tij është të tregojë vlerat me fanellën zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here