Dënimi i UEFA-s, disa titullarë në dyshim, duke nisur nga Vangjeli, Osmani e Radas për të vijuar me Nimagën, por edhe humbja e fundjavës së kaluar në Shkodër. Pas goditjes psikologjike, trajneri Ilir Daja deklaroi se Skënderbeu synon të ringrihet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Flamurtarin.

Për përgatitjen e gjysmëfinales kundër Flamurtarit, nuk jemi në maksimumin e duhur në aspektin psikologjik dhe këtë e treguam edhe në kampionat.Eshtë një ndeshje e vështirë, sepse ndeshjet e kupave janë me sistem eliminimi. duhet të jemi të kujdesshëm për të realizuar objektivin tjetër të klubit, marrjen e trofeut të Kupës.

Pasi pranoi debatin me tone të ashpra me lojtarët pas humbjes me Vllazninë, drejtuesi i stolit korçar kërkon që ekipi ta marrë veten sa më shpejt, sepse në të kundërt do të kompromentohej gjithçka e mirë e realizuar deri në këtë pjesë të sezonit.

Mbas ndeshjes në Shkodër debatova me tone të ashpra me disa lojtarë që nuk ishin në maksimumin e motivimit. Por, me dënimin që u dha një ditë më para, lojtarët e mi janë njerëz dhe nuk mund ta ndryshojnë gjendjen për 24 orë. Shpresoj që kjo goditje pas vendimit të UEFA-s të mos jetë e zgjatur, sepse do na dëmtonte gjithçka të bërë pastër, mirë dhe me kualitet si në Europë ashtu edhe në Shqipëri.

Pas vendimit ekstrem të UEFA-s dhe me klubin të angazhuar në betejën ligjore, në planin sportiv Skënderbeu kërkon të përgjigjet në fushë duke i fituar të dy trofetë sezonalë për herë të parë në histori.

Pas një dënimi të tillë ekstrem, natyrshëm që lojtarët dhe ne si staf nuk jemi në maksimumin e qetësisë psikologjike. Të gjithë bashkë duhet ta kalojmë sa më shpejt këtë gjendje. Kupa është një trofe i munguar për klubit dhe duam ti sjellim Korçës, këtij qyteti të mrekullueshëm të dy trofetë: kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here