Ndonese  shkoi ne Gjirokaster si kryesues, Skënderbeu u dorëzua duke pësuar 2 gola dhe për më tepër shfaqi një gjendje nervozizmi te disa prej lojtarëve, që kulmoi me kartonin e kuq të Radasit.

“Të gjitha këto momente janë pjesë të lojës dhe erdhën në momentin kur ne po kërkonim golin e barazimit. Jam dakord që nuk na lejohet të na mposhtin emocionet, sepse kemi mjaftueshëm eksperiencë. Nuk kishim ritmin e duhur sot dhe mungesa e Sowe na vështirësoi edhe më shumë punën. Mund ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen, por u ndëshkuam në kundërsulm. Edhe Mici, që gaboi te goli i parë, ka luajtur duke sakrifikuar pasi kishte një gjendje gripale”, u shpreh trajneri Daja.

Kristal Abazaj ka nënshkruar me Skënderbeun dhe do t’i bashkohet korçarëve në muajin maj, por sot ndëshkoi skuadrën e të ardhmes, duke dërguar 2 herë topin në rrjetë dhe dhënë fitoren vendasve.

“Më vjen mirë që Abazaj u soll si profesionist dhe dha maksimumin aty ku luan. Kjo na mbush me besim, që do të na shërbejë njësoj edhe ne”, komentoi Daja.
Trajneri i Skënderbeut nuk është dakord me konstatimin se mosha ka filluar të peshojë te korçarët, ndërsa theksoi se kërkoi me ngulm afrimin e një qendërsulmuesi, por pranoi se merkatoja e janarit nuk të ofron shumë mundësi përforcimi me elementë cilësorë”, tha Daja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here