Skënderbeu e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit me nëntë pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari. Korçarët, pavarësisht kësaj, kërkojnë që ta rrisin edhe më shumë këtë diferencë, ndaj trajneri Daja kërkon të tjera përforcime.

Aktualisht është zyrtarizuar afrimi i sulmuesit Blerim Krasniqi, por nuk mjafton i riu i ardhur nga Apolonia. Daja e do edhe një tjetër sulmues, si dhe një mesfushor. Donjet Shkodrës i duhet gjetur zëvendësuesi.

Gjatë qëndrimit në Antalia, nën urdhrat e stafit teknik janë vënë dy futbollistë të rinj, të cilët janë testuar me korçarët. Mesfushori Ricardo Travaglio, 19-vjeçari i ardhur nga Venezuela, u aktivizua në miqësoren kundër Bursaspor-it, por nuk la ndonjë mbresë te bardhekuqtë. Testin nuk e ka kaluar as Egzon Korenica, i ardhur nga Suedia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here