I kënaqur me pikët por jo me lojën. Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja theksoi se era e fortë që kishte përfshirë Korçën ndikoi në performancën e skuadrës së tij.

“Era e fortë sot nuk bëri të mundur të dilnim tek loja jonë, me qarkullimin e topin. Kundërshtari na vuri në vështirësi sot. Goli i dytë i barazimit, ishte ndalesë fair play nga lojtarët tonë. Do e përmendnim më shumë nëse do kishim rezultat tjetër, por rëndësi kanë 3 pikët. Besojmë se diferenca e pikëve që kemi, na ka dhënë një qetësi nga ana psikologjike, por në momente të caktuara, ekipi nuk është në motivimin maksimal. Kemi bërë 2 gola, një me pak shans edhe prej erës, dhe më pas pashë nga ekipi që e menduan ndeshjen të fituar. Me këtë erë që kishte sot, nuk mund t’i kërkohej më shumë lojtarëve, pasi kontrolli i topit ishte i vështirë”.

Daja  më pas u bëri thirrje futbollistëve të tij të mos shpërqëndrohen nga KAS dhe vendimet që mund të vinë nga Lozana por të mendojnë vetëm për paraqitjen e tyre në fushë.

“Edhe si në rastin e parë, që ndikoi ndaj Vllaznisë, edhe sot, ne nuk duhet të ndikohemi me problematikën që kemi me UEFA-n. Ne nuk jemi për të mbrojtur në këtë lloj drejtimi, por për ta mbrojtur në objektivat tona në fushë. Euforia apo stresi i shtuar, ndikon negativisht. Duhet të bëjmë atë që kërkojnë tifozët, që përveç fitoreve, të dominojmë edhe me lojë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here