Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur bindshëm Vllazninë në “Loro Boriçi”, me rezultatin 4-1 dhe duke thelluar sërish distancën me ndjekësit në renditje.

“Kthesa nisi që në Durrës, ndërsa sot në një stadium perfekt për të luajtur, treguam se jemi aty dhe do të luftojmë deri në fund, për të rikthyer titullin në Korçë. Kemi goxha potencial në skuadër dhe kur të gjithë japin maksimumin, dalin në pah edhe gjërat e bukura”, u shpreh Daja.

Ngacmimeve se Skënderbeu e nisi lojën me një skuadër më defensive se sa duhet, Duro iu përgjigj se kur bën formacionin ka parasysh si gjendjen e lojtarëve, ashtu edhe kundërshtarin.

“Formacioni përzgjidhet në bazë të gjendjes së secilit lojtar, por edhe asaj që kanë dhënë në futbollistët në ndeshjet paraardhëse. Ne sot e menduam që Vllaznia do ta niste lojën me entuziazëm, për shkak edhe të mbështetjes së tifozërisë, ndaj donim që të ishim më të kujdesshëm veçanërisht në minutat e para”, tha Ilir Daja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here