I lumtur për fitoren por më shumë për lojën e bukur të skuadrës së tij. Ilir Daja nuk e fsheh kënaqësinë që Skënderbeu arriti ta dominonte ndeshjen ndaj Flamurtarit në transfertë duke treguar se skuadra e tij e ka hedhur pas krahëve ngërçin psikologjik.

“ Sot treguam që nuk kishim as probleme fizike dhe as probleme në mënyrën e interpretimit të lojës. Sot u rikthyem në identitet dhe bëmë mirë nga fillimi e deri në fund duke marrë një fitore bindëse. Ta fillosh ndeshjen me gol është diçka shumë pozitive në aspektin psikologjik. Sot e kaluam ngërçin psikologjik dhe besoj se treguam një formë të shkëlqyer. Na vjen mirë që jemi rikthyer bindshëm. Po e them edhe njëherë që Skënderbeu gjatë këtij kampionati nuk ka nevojë as për penallti dhe as për pozicione jashtë loje. Mua James në rastin e golit të parë më duket në vijë të drejtë dhe besoj se goli ka qenë i rregullt. Gjithsesi e rëndësishme për ne është që u jemi rikthyer lojrave të mira dhe kemi lënë pas momentin e keq psikologjik”.

Daja thuri elozhe edhe për lojtarët e mesfushës dhe sulmit, veçanërisht për Enis Gavazajn.

“ James dhe Gavazaj kanë bërë shumë mirë sot, por edhe dy mesfushorët Muzaka dhe Dita i kanë ndihmuar shumë. James në fakt ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kësaj periudhe por mua më vjen mirë që Gavazaj është rikthuyer ai i dikurshmi duke treguar një nivel shumë të lartë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here