Patrick Cutrone u bë protagonist në sfidën e djeshme mes Milanit dhe Lazios, pasi shënoi golin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, falë një prekjeje me bërryl, që devijoi topin për në rrjetë.

Fillimisht askush nuk e vuri re, madje as futbollistët e Lazios, që nuk protestuan te arbitri, por as VAR, që nuk ndërhyri për të anuluara golin me dorë.

Në përfundim të sfidës pati shumë polemika mbi atë gol, që duke parë rezultatin final 2-1, rezultoi të ishte deçiziv. Vetë Cutrone, në një status në Instagram, kërkon ndjesë dhe thekson se është një futbollist i ndershëm, por në rastin konkret nuk kishte kuptuar gjë.

“Kam rikujtuar imazhet e golit në një moment adrenaline dhe për një moment kam kujtuar se prekja e topit ishte në mënyrë të rregullt. Më duhet të theksoj se nuk ka qenë një gjest i bërë me dashje dhe më vjen keq që vihet në diskutim ndershmëria ime”, shkroi në Instagram sulmuesi i ri i Milanit.

Tani Patrick Cutrone pritet të përballet me një pezullim prej minimalisht 2 javësh, nga Drejtësia Sportive, që analizon pamjet filmike edhe pas përfundimit të ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here