Lushnja mori humbjen e radhës ndaj Laçit në shtëpi dhe duket se tashmë fati i saj është shkruar, të rikthehet sërish andej nga erdhi, në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, trajneri Dritan Çuko zbulon një prapaskenë, që do të ishte vërtetë e rëndë, nëse do të rezultonte e vërtetë.

Tjetër humbje sot, edhe pse në pjesën e parë u shfaqët të barabartë…
Çuko: Pjesën e parë ishim në ekuilibër dhe mendoj se arritëm të luanim mirë dhe të mbyllnim hapësirat. Më pas gabuam te goli i dytë i Laçit dhe kjo ndikoi edhe në rezultatin final të takimit. Kishim dhe një episod gjatë lojës, pasi arbitri kujton se Lushnja ka rënë. Arbitri i thotë lojtarëve tanë pasi barazuam, ‘pse festoni ju?’. Edhe një top që humbi Rexhinaldo, tha: Nuk e bëri ky, të mbaronim punë? Përderisa arbitri thotë këto gjëra, më mirë të na thonë t’i lëmë në tavolinë këto ndeshje.

Nëse Komisioni i Etikës ju thërret për një ballafaqim, a do ishit i gatshëm t’i tonit këto gjëra? A do t’i nxisje edhe lojtarët t’i konfirmonin këto fjalë?
Çuko: Mua mi thanë sportistët këto gjëra. Po, absolutisht që do t’i nxisja të tregonin edhe përballë Komisionit, ato që më thanë mua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here