Juventusi ka konfirmuar se Juan Cuadrado do të jetë jashtë fushave për një muaj.

Anësori shkoi për t’u kontrolluar te një specialist pas lëndimit në ije dhe është zbuluar se ai duhet që të operohet.

Kolumbiani të martën në mëngjes i është nënshtruar operimit dhe ai do të jetë jashtë fushave për së paku 30 ditë.

“Juan Cuadrado i është nënshtruar operimit për shkak të një problemi në ije në prezencë të Dr. Claudio Rigo, kurse operimi është kryer në Munich”, shkruan në një komunikim të klubit Bianconer.

Cuadrado kështu do të mungojë në të gjitha ndeshjet e Zonjës së Vjetër në shkurt, përfshirë edhe ndeshjen në udhëtim të Fiorentinës.

Nuk dihet kur do të mund ta shohim sërish Cuadradon duke performuar pasi që ai ka luajtur vetëm një herë që prej ndeshjes që përfundoi pa gola ndaj Interit më 9 dhjetor.

Cuadrado ka shfaqur paraqitje të mira këtë sezon për Juventusin, por kualiteti i madh i Zonjës në stol bën që mungesa e tij të mos ndihet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here